sex hikayeleri porno izle kartal escort

Lamtumirë Ikardi! Interi dhe PSG gjejnë akordin për transferimin përfundimtar

Dy vite më parë, Interi vendosi të mos shiste Mauro Ikardin edhe pse vlerësohej mbi 100 milionë euro. Tashmë, zikaltërit kanë gati marrëveshjen me PSG, pasi kanë gjetur akordin me skuadrën franceze që do të paguajë vetëm gjysmën e asaj shifre për ish-kapitenin e italianëve.

“Sky Sport” bëri të sditur se gjatë ditës së sotme është gjetur gjuha e përbashkët mes dy klubeve për të mundësuar transferimin përfundimtar të futbollistit në Francë, meqë në Itali nuk ka asnjë të ardhme në klubin nga i cili ishte larguar si armik. Marrëveshja është arritur me një pagesë bazë prej 50 milionë eurosh ndërsa 7 milionë euro të tjera do të jenë në formë bonusesh. Raportohet se 4 milionë euro nga këto bonuse janë thuajse të garantuara pasi janë objektiva shumë të arritshme si numër ndeshjesh të luajtura apo kualifikimi në Ligën e Kampioneve që për PSG nuk është asnjëherë problem.

Mbetet që palët të mbyllin detajet e fundit gjatë ditës së nesërme para se të zyrtarizojnë fundin e bashkëpunimit të Ikardit me Interin dhe fillimin e një kontrate afatgjatë te PSG ku do të jetë titullar i padiskutueshëm duke zënë vendin e Kavanit i cili mbyll kontratën e tij në fund të këtij edicioni. /vipsport.al/