sex hikayeleri porno izle kartal escort

Lajm i trishtë në familjen e Naingolan, ndahet nga jeta njeriu i afërm

Raxha Naingolan kohët e fundit ka përjetuar një situatë të vështirë për shkak se gruaja e tij u prek nga sëmundja e kancerit dhe po kurohet për të kaluar këtë sëmundje të rëndë. Ndërsa vuan sëmundjen e bashkëshortes së tij, prej së cilës ka lënë edhe karrierën menjanë, Naingolan është përballur me një tjetër lajm të dhimbshëm.

Mbesa e mesfushorit belg, vajza e motrës së tij, nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen e kancerit, duke u larguar nga kjo botë në moshë të re. Dhimbjen e tij, Naingolan e ka treguar në rrjetet sociale, ku në shkrimin e tij ai zbulon se edhe motra e tij (mamaja e vajzës) është ndarë më parë nga jeta, çka e bën këtë lajm akoma më të dhimbshëm.

E dashura dhe e shtrenjta ime, do të na mungosh të gjithëve. Të dashurit tënd, babait tënd, fëmijëve. Tani shko te mamaja dhe dhuroji një përqafim të ngrohtë. Ajo do të mbrojë edhe më shumë. Nuk arrij ta besoj, ishe kaq e re“, shkruan mesfushori në rrjetet sociale. /vipsport.al/