sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kumbulla i ka rrëmbyer vendin por braziliani e lavdëron: Futbollisti që më ka çuditur më shumë

Alan Emperor mendonte se do të niste sezonin në Serinë A si titullar. Por ai e ka parë veten mes zëvendësuesve për shkak të shpërthuimit të Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar i mori vendin në qendër të prapavijës dhe braziliani u desh të kënaqej me një vend në stol te Verona.

E megjithatë, ai flet me superlativa për Kumbullën, të cilin e sheh si lojtarin që ka e çuditur më shumë për rritjen e tij të menjëhershme dhe mënyrën se si ka bërë përpara nga një futbollist i panjohur.

“Nëse flasim për surpriza, them Kumbulla. Shihej që kishte shumë cilësi, por vitin e kaluar kishte disa dëmtime. ndërsa këtë vit është në maksimum. Ai është një djalë serioz, profesionist. Nuk qëndron shumë në rrjetet sociale, me siguri do të bëjë rrugë”, deklaroi mbrojtësi i Veronës i cili tashmë duhet të presë vitin e ardhshëm, kur në skuadër të mos jenë as Kumbulla e as Rrahmani, për t’u kthyer përsëri mes titullarëve. /vipsport.al/