sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kumbulla është idhull për tifozët e Veronës, e rendisin në listën e më të mirëve të historisë

Marash Kumbulla është një nga talentet më të mirë të dalë nga akademia e Veronës gjatë dekadës së fundit. Për mbrojtësin e kombëtares sonë ky sezon është i pari i si profesionist, por kaq ka mjaftuar për të fituar interesin e klubeve më të mëdha të Europës. Inter, Lacio, Real Madrid apo Napoli ndjekin me kujdes ecurinë e 20-vjeçarit.

Tifozët e Veronës janë të dashuruar me të, aq sa e vendosin në listën e më të mirëve të historisë. “Hellascalcio.it”, medie dedikuar ekipit verdheblu ka organizuar një sondazh për lojtarët më të mirë të historisë së klubit dhe Kumbulla nuk ka sesi të mos mungojë në këtë listë.

Mbrojtësi është pjesë e 20 lojtarëve më të mirë të historisë së një klubi që nis nga viti 1903. Talenti kuqezi është vetëm në hapat e tij të parë, ku ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje si profesionist, por e ardhmja e tij pritet të mos jetë më te Verona dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim të veshur me ngjyrat e një prej të mëdhenjve të kontinentit të vjetër. /vipsport.al/

UDINE, ITALY – FEBRUARY 16: Marash Kumbulla of Hellas Verona competes for the ball with Kevin Lasagna of Udinese Calcio during the Serie A match between Udinese Calcio and Hellas Verona at Stadio Friuli on February 16, 2020 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)