sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kulusevski: I thashë babait tim se doja të bëhesha si Januzaj, hyri në fushë me shumë personalitet

Dejan Kulusevski cilësohet si një nga zbulimet e këtij sezoni të Serisë A. Madje, suedezi i Parmës tërhoqi aq shumë vëmendje sa Juventusi tashmë e ka bërë të tijin për shumën e 40 milionë eurove dhe në verë talenti do të veshë fanellën bardhezi.

Ndërkohë, në një rrëfim të fundit, 20-vjeçari ka treguar se i ka rastisur të shohë debutimin e Adnan Januzaj me Mançester Junajtid. 20-vjeçari shprehet se i bëri përshtypje mënyra se si Januzaj u fut në fushë me shumë personalitet dhe se i tha babait se dontë të bëhej si ai.

“Isha në Suedi të shikoja Mançester Junajtid dhe isha dëshmitar i debutimit të Adnan Januzaj. Ai u fut në fushë me shumë personalitet, edhe pse ishte thjesht ndeshja e tij e parë si profesionist. I thashë babait tim se doja të bëhesha si ai, edhe unë doja të luaja në atë mënyrë. Më ngjiti shumë edhe numri 44 në fanellë, lexova edhe disa gjëra dhe rashë në dashuri”, u shpreh Kulusevski. /VipSport.al/