sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kukësi po zhvillon fazë përgatitore të mirëfilltë, planifikohet miqësorja e parë pas karantinës

Në emra janë më të mirët, por në tabelë janë të dytët dhe në fushë nuk kanë treguar cilësinë e asaj, që duket në letër. Kukësi i sivjetshëm është projektuar për të dalë kampion dhe presidenti Gjici po bën të pamundurën për të arritur këtë. Tirana është 9 pikë para, ndërsa nevojiten edhe 10 ndeshje për të mbyllur sezonin. Një diferencë relativisht e madhe, por te Kukësi nuk dorëzohen.

Për të barazuar ndryshimin në tabelë, presidenca po bën të tijën, duke u munduar të ofrojë kushtet më të mira për lojtarët, në mënyrë që të jenë në gjendje më të mirë se kundërshtarët në fushë. Hapi i parë ishte grumbullimi në Elbasan, ku kanë prenotuar një hotel të tërë dhe po stërviten të veçuar dhe larg çdo presioni. Hapi i dytë është zhvillimi i një miqësoreje për të parë sesi është gjendja e skuadrës.

Gjatë kësaj fundjave verilindorët do të lënë Elbasanin për të udhëtuar në Cërrik, pasi kanë rezervuar një miqësore me ekipin vendas, Turbinën në stadiumin e qytetit, “Nexhip Trungu”. Asnjë skuadër tjetër nuk ka zhvilluar miqësore gjatë këtyre ditëve dhe Kukësi është i pari mes të mëdhave të Superiores. Plani për të arritur Tiranën është bërë më serioz se kurrë. /vipsport.al/