Kukësi me strategji ndryshe për rikthimin, të gjithë në grumbullim për fazë përgatitore

Klubi i Kukësi ka zgjedhur një strategji të ndryshme nga ajo e klubeve të tejra të Superiores për rikthimin në fushën e lojës. Edhe pse të gjithë fillojnë nesër stërvitjet kolektive, verilindorët kanë menduar se si të rikuperojnë sa më shpejt kohën e humbur në këto muaj pushim nëpërmjet një faze përgatitore të mirëfilltë.

Kështu, që nga dita e nesërme të gjithë futbollistët e skuadrës së Kukësit do të udhëtojnë drejt qytetit të Elbasanit ku do të jenë të grumbulluar për të paktën 10 ditën në një nga hotelet e këtij qyteti dhe të përgatiten atje për rifillimin e kampionatit. Trajneri Orges Shehi mendon se nëpërmjet kësaj faze përgatitore të mirëfilltë, ku të gjithë lojtarët do të jenë nën vëzhigmin e stafit dhe nën kontroll të plotë duke filluar nga dieta për të vazhduar me stërvitjet intensive, do të mund të kthejnë sa më shpejt në formë optimale futbollistët për rifillimin e kampionatit.

Pritet që në këtë grumbullim të jenë edhe lojtarët të cilët në teori duhej të qëndronin edhe disa ditë të karantinuar në shtëpitë e tyre, pasi kanë udhëtuar se fundmi nga Kosova e Maqedonia. Ndërkohë, verilindorët mbeten në pritje të një zgjidhje të çështjes së Vesel Limajt, i cili mbetet i bllokuar në Gjermani. /vipsport.al/

more recommended stories