Kujtimet e Murinjos, tregon çfarë i tha në vesh Guardiolës në Barça-Inter të Champions

Kanë kaluar 10 vite që nga “Triplete” e famshme e Interit, kur skuadra nën drejtimin e Zhoze Murinjos fitoi gjithçka në Itali dhe në Europë. Një edicion i paharrueshëm për zikaltërit, të cilin e ka kujtuar vetë trajneri portugez me një intervistë ku ka zbuluar edhe një nga episoded më kurioze të atij viti, bisedën e famshme me Guardiolën kur ky i fundit po disktutonte takikën me Ibrahimoviç gjatë duelit Barcelona-Inter.

“Kur Buskets ra në tokë thuajse i trullosur, unë isha mes stolit tonë, stolit të tyre dhe Tiago Mota që u përjashtua me karton të kuq. Me cep të syrit pashë që stoli i Barcelonës po festonte sikur të kishin fituar, Guardiolën që po thirrte Ibran për të folur për taktikë. Taktikë kur je 11 kundër 10… Thjesht i thashë “mos gëzoni se ndeshja nuk ka përfunduar””, kujton Murinjo në intervistën e tij për °La Gazzetta Dello Sport”.

Një ndeshje që u mbyll me fitoren 1-0 të Barcelonës, por me Interin që kaloi turin falë suksesit 3-1 në ndehsjen e parë. “Ajo ishte humbja më e mrekullueshme e karrierës time”, kujtoi Murinjo. “U mundëm 1-0 por fituam 3-2 në kushte epike. Vendosa të largohesha pas ndeshjes në “Kamp Nou”, e dija që do të fitonim Ligën e Kampioneve . Morati e dinte pa pasur nevojë që të flitnim”. /vipsport.al/