sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kryerja e testeve para stërvitjes në grup, SPAL dhe Berisha marrin përgjigjet

Klubet e Serisë A tashmë do të nisin fazën e dytë e cila është ajo e stërvitjes në grup. Klubet do të bëjnë të mundur që të gjithë futbollistët t’i nënshtrohen testit për COVID-19, në mënyrë që të jenë të sigurt se nuk do të ketë rrezik infektimi.

Klubi i radhës që ka kryer testet dhe ka marrë përgjigjen ka qenë SPAL, ku aktivizohet edhe portieri i kombëtares, Etrit Berisha. Rezultatet e gardianit dhe shokëve të tij kanë rezultuar negative dhe kështu ekipi mund të nisë stërvitjen në mënyrë që të rifitojë formën optimale me shpresën se kampionati mund të rinisë në mesin e muajit qershor.

Objektivi i SPAL është qëndrimi në elitë, ndërsa sytë janë edhe nga Berisha që në këtë sezon ka qenë ndër më vendimtarët në skuadër. /VipSport.al/