sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kosova është gati për të rinisur, Ademi: Uroj që të mbyllet me sukses, të respektojmë udhëzimet

Kosova është gati dhe aty po bëhen gati për rifillimin e futbollit. Është vetë kreu i FFK-së, Agim Ademi që në një prononcim për mediat ka pohuar se: “Shpresoj që fillimisht të rikthehemi te futbolli dhe të ikë virusi. Natyrisht që ne i kemi bërë përgatitjet tona maksimale me mundësitë që kemi, duke respektuar udhëzimet e kërkuara. Sigurisht që do të zbatohet urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit dhe patjetër që jam i lumtur që klubet të gjitha i kanë bërë testimet e nevojshme Normalisht përveç marrjes së masave duhet të ruhemi edhe vetë sepse shëndeti është i pari. Ne kemi bërë dezifenktimin e të gjitha hapësirave që ndodhen në stadiumet e secilës skuadër’’- tha fillimisht kreu i FFK-së.

Ademi shtoi gjithashtu se shpreson që edhe futbollistët të jenë përgatitur maksimalisht për rikthim dhe çdo gjë të shkojë mirë deri në fund. “Shpresoj që janë përgatit edhe futbollistët për rikthim dhe besoj që do të shkoj në rrjedhë normale gjithçka. Uroj që të në shkojë në mënyrë normale. Uroj që asnjë futbollist të mos lëndohet fillimisht dhe sigurisht që të mos preket nga ky virus sepse besoj që më shumë se virusi do të jetë ndonjë lëndim që mund të marrë ndonjë futbollist për shkak u mungon përgatitja fizike pas një ndalese prej 2 muajsh të stërvitjes”, – tha Agim Ademi, kreu i FFK-së, në fund të prononcimit të tij.

E.Saliu/Vipsport.al/