sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kosova bën përjashtime, dy tifozë të veçantë do të ndjekin ndeshjet në stadium

Kosova ka ecur me hapin e duhur drejt rinisjes dhe në ditët e fundit ka mundur të testojë të gjithë lojtarët, stafet dhe gjyqtarët për të qenë gati për rinisjen. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur për rifillimin e futbollit. Do të luhet vetëm Superliga dhe në stadium nuk do të ketë tifozë, përveç dy tifozëve të Ballkanit e Dritës, që këtë sezon janë në garë për titullin kampion.

Bujar Gollopeni (Koba) dhe Abdullah Berisha (Evi) nuk do të hasin kundërshtimin e autoriteteve, në rast se ata do të dëshirojnë të ndjekin skuadrat e tyre në stadium. Ministria e Sportit ka lëshuar një leje të veçantë për të dy tifozët dhe ata do e kenë të mundur të jenë prezent në stadium teksa luajnë skuadrat e tyre. Dy tifozët janë me aftësi të kufizuara dhe do të jenë të vetmit që do ndjekin direkt ekipet e tyre.

Të dy do të lejohen të kenë një shoqërues me vete, që do të kujdeset për ta. Një gjest mjaft fisnik dhe simbolik nga ana e autoriteteve kosovare, që tregon mbështetjen ndaj personave me aftësi të kufizuara për t’i ndihmuar ata të ndihen sa më të barabartë në mesin tonë. /vipsport.al/