sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Koronavirusi dhe një leksion për klubet profesioniste në Shqipëri!

Situata e krijuar nga pandemia, sigurisht që gjeti të papërgatitur jo vetëm klubet shqiptare, por edhe mbarë jetën aktive, duke përfshirë edhe aktivitetet dhe bizneset në vendin tonë. Shumë klube futbollli, të paktën siç edhe e kanë thënë vetë në prononcimet e tyre disa presidentë, apo nën zë edhe shumë lojtarë të kontaktuar nga “VipSport” e kanë pranuar se kanë më shumë se dy muaj që nuk paguhen.

Natyrisht që nëse kalohen tri muaj pa paguar, kontrata mund të zgjidhet në rrugë ligjore, por që duket se kjo situatë e pazakontë duhet që të shërbejë edhe si një mësim për klubet tona. Së pari, presidentët duhet që të ndjekin shembujt e kampionateve Europiane, dhe nëse investojnë për klubet, normalisht që duhet që të marrin parasysh edhe mbulimin e rrogave të lojtarëve të tyre, duke qenë se bëhet fjalë për klube profesioniste…

Nuk mund të presin vetëm ndihma nga shteti, apo dhe FSHF, ndërkohë që pretendojnë se janë presidentët si aksionarë maxhoritarë dhe me të drejta të plota, duke vënë veton në skuadrat e tyre, pa thënë se shumë klube përfitojnë miliona nga bashkitë e qyteteve respektive…

Por, për t’u theksuar është fakti se shumë lojtarë, në bazë të kontratave që kanë dalin të lirë pas 31 majit. Madje, kjo ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, kur kanë qenë drejtuesit e klubeve që kanë dashur t’i mbajnë me pahir, pasi skuadrat merrnin pjesë në Europë, ndërkohë që në kontratë nuk e kanë pasur të shkruajtur…

Prandaj Koronavirusi jep një shembull që klubet shqiptare nuk duhet që të jenë profesionistë vetëm në kërkimin e shumave, ku të mundin, ndërkohë që i kanë private klubet, por duhet që të paktën të jenë në mentalitet e në burime njerëzore, duke qenë edhe më të saktë në kontratat që nënshkruajnë, sepse nëse gara do të zgjasë deri në korrik, që me shumë gjasa do të ndodhë nëse fillon, atëherë lind pyetja…

Cila do të jetë rruga që do të ndjekin klubet për pjesën e muajve qershor-korrik, e panënshkruar në kontratë dhe për më tepër nëse lojtarët nga mospagesat e muajve të shkuara nuk pranojnë që të luajnë në vijim?!

E.Saliu/Vipsport.al/