sex hikayeleri porno izle kartal escort

Klubet turke “mësyjnë” për talentin e Ballkanit, mund ta marrin me parametra zero

Ballkani këtë sezon është një nga skuadrat më të mira të Superligës së Kosovës dhe si rrjedhojë në të ka lojtarë që spikasin dhe ngjallin edhe interes ndërkombëtar. Një prej tyre është edhe Jetmir Topalli. 22-vjeçari ka treguar aftësi shumë të mira me Ballkanin dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve turke.

Antaliaspor është klubi më i interesuar për Topallin, të cilin e konsiderojnë një Muriqi të dytë në Kosovës për shkak të shtatit të tij të lartë (190 cm). Madje opinioni sportiv kosovar tregon se Topalli është shumë më i mirë se Muriqi në moshën e tij.

Jo vetëm Antaliaspor, por edhe klube të tjera po e ndjekin me kujdes situatën e tij. Goztepe, Koniaspor e Gaziantep janë në kërkim të shërbimeve të tij, që mund t’i arrijnë lehtësisht, pasi kontrata e tij skadon këtë verë dhe mund të largohet me parametra zero. Ai ka shënuar 5 gola në 21 ndeshje te klubi i Ballkanit këtë sezon.  /vipsport.al/