sex hikayeleri porno izle kartal escort

Klauzolë për të luajtur me Mesin, portieri ka lejen të largohet nga skuadra dhe të bashkohet me argjentinasin

Klauzolat që përmbajnë kontratat janë të ndryshme, nga bonuset deri te dëshira që kërkohen nga ana e futbollistëve. Një të tillë ka edhe portieri i Nahuel Guzman, i cili aktivizohet me skuadrën e Tigres. Gardianit i është pranuar dëshira nga klubi aktual që nëse Lionel Mesi transferohet te Njuells Old Bois, atehërë ai mund ta ndjekë pa probleme në Argjentinë sulmuesin.

Portieri Guzman ka debutuar me ekipin e Njuells dhe kërkon që të plotësojë një ëndërr duke pasur si shok “pleshtin”. “Kur ia propozova këtë ide drjetuesve të Njuells Old Bois, ata ishin dakord. E vetmja mënyrë që të më shesin te Old Bois edhe sikur të jetë për gjashtë muaj, është nëse atje kthehet Mesi”, u shpreh gardiani.

Në fakt, Guzman ka pasur mundësinë të jetë shok skuadre me Mesin edhe te Barcelona, teksa blaugranët mund ta transferonin në sezonin 2013-2014 kur drejtoheshin nga trajneri Gerardo Martino. Por, tekniku “Tata”, qëndroi vetëm për një sezon në drejtim dhe në këtë formë interesi i blaugranave për Guzman u shua. /VipSport.al/