Kirgios: Çdo javë bëj seks me tifozet e mia, po luaja kundër Federer dhe më fiksoi njëra në tribunë

Nik Kirgios është në mesin e më të mirëve të tenisit të vendit të tij, por përtej kësaj, australiani është një person më shumë i drejtpërdrejt se ç’duhet dhe nëpër intervista të ndryshme tregon histori nga jeta e tij, që 99% e të tjerëve i kursejnë t’i ndajnë me publikun ose nuk i kanë provuar kurrë. Këtë herë Kirgios ka vendosur të na tregojë tërheqjen e tij ekstreme për vajzat e bukura. Tenisti na tregon se çdo javë bën seks me tifoze të tij.

“Që kur kam mbetur beqar, zakonisht bëj seks me tifozet e mia çdo javë. Kur kam të bëj me vajza nga Europa Lindore, jam gati t’u them: merrni gjysmën e fitimeve të mia. Unë po luaja kundër Federer dhe në një moment u ndjeva jashtëzakonisht i tërhequr nga një vajzë në tribunë. Në atë moment mendova se ishte me të vërtetë turp të qëndroja në fushë, mund ta thërrisja dhe ta ftoja të pinte diçka me mua”, tregon 25-vjeçari.

Kirgios është relativisht një tenist i ri dhe kohët e fundit ka nisur ngjitjen e tij në karrierë. Në renditjen aktuale ai është i 40-ti në Botë. /vipsport.al/