Kielini përmend edhe Bonuçin te autobiografia: Gaboi që iku te Milani, veproi si Konte

Në autobiografinë e Xhorxho Kielinit kanë qenë të shumtë personazhet që janë protagonist nga ana e mbrojtësit të Juventusit. Së fundmi, është zbuluar një pjesë që Kielini ia ka dedikuar edhe shokut të tij te bardhezinjtë, Leonardo Bonuçi.

Kapiteni i Juventusi shprehet se Bonuçi gaboim kur iku për te Milani ndërsa theksoi se në atë kohë ai nuk ishte pranë tij pasi përndryshe do t’ia kishte ndërruar mendjen. Kielini kujton se kështu veproi edhe Konte, pasi ai u largua në momentin që Kielini nuk ishte aty.

“Milani ishte një zgjedhje e gabuar sepse e bëri duke mos qenë në paqe me vetveten. Leo mori një tronditje për mijëra arsye. Më erdhi shumë keq sepse gjithçka erdhi në një moment ku unë me atë nuk shiheshim prej disa javësh. Jam i sigurt se nëse do të ndodhnin në një moment tjetër, jam i bindur se do ta bëja atë të qëndronte.

Kështu, ndodhi edhe me Konten në korrik të vitit 2014. Ata gjithmonë largohen kur unë nuk jam këtu. Ajo e Bonuçit ishte pa logjikë, do ta kuptoja nëse largohej për Real Madridin, por te ai Milan? Por fati e donte të rikthehej dhe gjithçka u vendos në rregull”, u shpreh Kielini. /VipSport.al/