sex hikayeleri porno izle kartal escort

Këshilli Bashkiak rreshton shkeljet e Ademit te Vllaznia: Situata nuk do ndryshojë pa u plotësuar kërkesat

Premtimet e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, kanë kthyer në stërvitje futbollistët e Vllaznisë duke ndërprerë përkohësisht bojkotin e tyre. Por garancia që ata do të marrin rrogat e prapambetura nuk ekziston, pasi Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës është i vendosur që të miratojë buxhetin e klubit dhe të lëvrojë fondet vetëm kur Ademi dhe klubi kuqeblu t’u përgjigjen konform ligjeve duke plotësuar dokumentacionin.

Këtë e ka shpjeguar sot në konferencë për shtyp Brisela Kadia, kryetare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, e cila hap pas hapi ka shpjeguar se ku qëndron ngërçi në këtë pikë dhe pse është e pamundur të lëvrohet fondi në kushtet aktuale.

“Pasqyrat financiare të vitit 2018 duhet të ishin miratuar që në nëntor 2018 ose afati maksimal duhet të miratoheshin në mars 2019. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe si rrjedhojë kanë ardhur të miratohen nga Këshilli Bashkiak aktual. Këtyre pasqyrave financiare u mungon raporti i Këshillit Mbikëqyrës.

Në muajin mars kemi patur për të shqyrtuar buxhetin e klubit të futbollit Vllaznia. Ditën që do të zhvillohej mbeldhja për shqyrtimin e buxhetit të klubit të futbollit, mbledhja u shty pasi zonja Ademi na solli vendimin që kishte marrë për shtyrjen e mandatit të Këshillit Mbikëqyrës, të cilit i kishte mbaruar mandati që në dhjetor të vitit 2018. Një vendim i tillë është i paligjshëm. Nuk mund të regjistrohen në QKB e si rrjedhojë nuk mund të lëvrohet fondi në fjalë.

Në këto kushte kemi bërë thirrje të vazhdueshte të cilave znj. Ademi dhe z. Lici nuk u janë përgjigjur, përkundrazi, ka pasur heshtje dhe është tentuar që kjo situatë të përdoret politikisht.

Me datë 29 maj, në orën 11, bëj thirrje për të zhvilluar mbledhjen e Asamablese së klubit Vllaznia. Në këtë mbledhje i kërkojmë zonjës Ademi dhe zotit Lici që të sjellin pasqyrat finaciare , të sjellin edhe buxhetin e klubit të modifikuar sipas raportit që i kemi dërguar. Kështu do të vazhdojmë shqyrtimin e tyte dhe do të zhbllokohet ngërçi. Në rast të kundërt, në mënyrë absolute situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë. Të modifikohet buxheti në përputhje më situatën e pandemisë të krijuar që do të thotë që do të jenë primarë dhe prioritare pagat e pamarra të punonjësve dhe sportistëve”, shpjegoi Kadia para mediave. /vipsport.al/