sex hikayeleri porno izle kartal escort

Katër të tjerë me COVID-19 në Premier Ligë, i zbuluan me 1008 tamponë

Premier Liga ka bërë të ditur se xhiroja e tretë e testeve në klubet e saj që kanë filluar përgatitjet për të rinisur sezonin futbollistik të lënë në mes, ka sjellë zbulimin e 4 personave të tjerë që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusitvirusit.

Nuk bëhet e ditur se kush janë personat e infektuar, ashtu siç ndodhi edhe më parë, por është sqaruar se janë lojtarë dhe staf që i përkasin 3 klubeve të ndryshme në elitën e këtij kampionati. Xhiroja e tretë e testeve që u krye këto ditë, ka përfshirë një total prej 1008 testesh të realizuara, që tregon saktësisht se sa i madh është numri i personave të përfshirë në një kampionat të tillë dhe se me sa kujdes po përgatiten në Angli për këtë fazë.

Kështu, shkon në 12 numri i personave që kanë rezultuar pozitivë në Premier Ligë që kur lojtarët u kthyen në stërvitje. Tani kontrollohen rreth 50-60 persona për skuadër dhe në 2572 testet e kryera në total në tre raunde të ndryshme, kanë rezultuar deri tani pozitivë 12 persona mes lojtarësh dhe stafit teknik apo pjesëtarëve të tjerë të klubit që janë në kontakt të afërt me ekipin. Pritet që të premten të zhvillohet xhiro e katërt e tamponëve, ndërsa stërvitjet vazhdojnë rregullisht dhe të vetmit që izolohen janë personat që kanë rezultuar pozitivë. /vipsport.al/