sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kartoni i verdhë nga gjyqtari i urryer nga shqiptarët, Gjasula humb takimin me Haland

Klaus Gjasula dhe kartonat e verdhë të tij janë kthyer në çështje dite në Gjermani, pasi që nga viti 1999 nuk shihej një futbollist i cili të koleksiononte kaq shumë ndëshkime në një sezon të vetëm në Bundesligë. Kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në mbyllje të edicionit, duket se Gjasula do të ketë kohën e mjaftueshme për të barazuar rekordin e 16 të verdhëve, pasi aktualisht ka 15 të tillë, e ndoshta edhe ta kalojë atë.

Por “Spartaku”, siç e thërrasin shokët për shkak të helmetës që mban në kokë, nuk do të ketë mundësinë që të tentojë këtë rekord në ndeshjen e kësaj fundjave ku Paderborni i tij përballet me Borusia Dortmundin e talentit Haland. Kartoni i tij i 15 në kampionat i ka sjellë pezullimin me një ndeshje mesfushorit shqiptar dhe ai do të shohë nga TV sfidën, pasi nuk lejohet të jetë në shkallaret e stadiumit.

Një karton i verdhë ky i fundit që iu tregua nga një emër i njohur për publikun shqiptar, Deniz Ajtekin. Gjyqtari është kthyer në një emër të padëshiruar për tifozët e Kombëtares që nga ndeshja e famshme mes Shqipërisë dhe Izraelit në kualifikueset e Botërorit 2018. Kuqezinjtë asokohe u mundën 3-0 në “Elbasan Arena” dhe Ajtekin nuk ngurroi të tregonte kartonë të kuq për Gjimshitin e Berishën si dhe të jepte penallti njëra pas tjetrës për skuadrën mike. Pas ndeshjes, rrjetet sociale “vlonin” nga protesta kundër tij dhe tifozët shqiptarë arritën deri aty sa edhe t’i ndërronin faqen gjyqtarit në Wikipedia për të shprehur pakënaqësinë e tyre. /vipsport.al/