sex hikayeleri porno izle kartal escort

“Kampionati mund të fillojë më 10 qershor”, mjeku i grupit të punës së FSHF zbulon negociatat me qeverinë

FSHF dhe klubet e Superiores kanë caktuar datën 3 qershor si atë optimalen për kthimin e Kategorisë Superiore. Por deri më sot mungon një “OK” përfundimtare nga shteti shqiptar dhe kjo mund të shtyjë rifillimin e aktivitetit kryesor futbollistik në vend. I pari nga FSHF që e pranon një hipotezë të tillë është Xhanluka Stesina, mjeku i përfaqësueses shqiptare dhe njëkohësiht kryetari i grupit të punës të këtij institucioni për situatën me COVID-19.

Ai ka qenë pjesë e negociatave me shtetin shqiptar për rikthimin e futbollit dhe duke qenë pjesë e J-Medical, ka sjellë praktikat italiane dhe të vendeve të tjera europiane për shqyrtim nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë. Stesina ka treguar për RTSH se çfarë është ajo që mban peng për momentin firmën në dekretin që do të lejojë rifillimin e ndeshjeve.

“Situata shëndetësore në Shqipëri është shumë e mirë në krahasim me vendet e tjera. Fakti pse në vendet e tjera ka nisur kampionati dhe në Shqipëri jo, është se Federata dhe shteti shqiptar po kërkojnë një datë të përshtatshme që do të dakordësojë të gjitha palët. Mbi të gjitha se vende si Italia dhe Gjermania po kryejnë shumë teste që për parandalimin është shumë e rëndësishme ndërsa për momentin në Shqipëri nuk mund të bëhet. Me siguri që nga java e ardhshme stërvitja do të futet në fazë të avancuar dhe që nga data 3 apo 10 qershor, do të fillojë dhe kampionati”, tha ai, duke pranuar si hipotezë shtyrjen me një javë të startit të aktivitetit në krahasim me planin e FSHF-së.

Stesina ka paralajmëruar gjithashtu se klubet shqiptare duhet të jenë shumë të kujdesshme, pasi mund të rrezikojnë lojtarët e të mos kenë të tillë në dispozicion për të mbyllur këtë sezon.

“Rreziku i dëmtimeve, sidomos atyre muskulare pas një përiudhe të tillë inaktiviteti është shumë i lartë. Mafton të kesh parasysh dëmtmet që po ndodhin në kampionatin gjerman apo në Itali me Ibrahimoviç. Për klubet që kanë filluar prej pak kohësh stërvitjet, është e rëndësishme që të bëjnë një punë graduale sidomos në aspektin e intensitetit që të mund të evitohen dëmtimet muskulare dhe problemet me tendinat që do të vononin rikuperimin e lojtarëve e kompromentonin çuarjen në fund të sezonit”, deklaroi mjeku i përfaqësueses shqiptare. /vipsport.al/