Kampionati hungarez ristarton më datë 23 maj, një legjionar zbret në fushë

Hungaria ka marrë vendimin për të ristartuar futbollin pas ndërprerjes së detyruar si pasojë e koronavirusit. Kështu, kampionati elitar në Hungari do të rifillojë më datë 23 maj dhe normalisht do të luhet me dyer të mbyllura, teksa kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u luajtur.

Është vendosur që lojtarët apo edhe pjesëtarët që do të jenë pjesëmarrës në event të testohen dy herë në javë, ose pë çdo ndeshje.

Ndërkohë, pjesë e futbollit në Hungari është edhe mbrojtësi i kombëtares Hysen Memolla që aktivizohet me skuadrën e Diosgiorit. Sakaq, deri më tani në Hungaria ka regjistruar 352 vdekje dhe 3000 raste të konfirmuara me COVID-19. /VipSport.al/