Kalendari i Superiores / Plani i FSHF për ndeshjet, të gjitha në një ditë dhe vetëm Partizani me drita

FSHF ka bërë gati planin edhe si parashikon që të zhvillohen ndeshjet në rifillimin e Kategorisë Superiore, duke përgatitur edhe kalendarin e ndeshjeve të para që do të luhen të gjitha në një date e jo të shpërndara në ditë të ndryshme, meqë do të jetë një periudhë e ngjeshur me takime e nuk mund të favorizohet një ekip apo një tjetër.

Kështu, në planin paraprak që u është dërguar edhe klubeve, parashikohet që ndeshjet e javës së 27 të Superiores,  më datë 3 qershor, të luhen katër në orën 17:30 dhe një në orën 20:00. Këto orare janë përzgjedhur për të bërë të mundur që të evitohen oraret e drekës, kur edhe temperaturat janë më të larta dhe pritet të jenë oraret zyrtare të sfidave deri në mbyllje të këtij sezoni. Ndeshja e orës 20:00 është planifikuar të jetë ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Partizani do të jetë skuadra e cila do të luajë ndeshjen e darkës edhe në sfidën e javës së pare të fazës së fundit. Të kuqtë do të ndeshen po në Tiranë me Kukësin, në sfidën që planifikohet të luhet në “Selman Stërmasi”. Të gjitha ndeshjet e tjera të datës 7 qershor do të zhvillohen në orën 17:30 sipas këtij plani që pret miratimin përfundimtar nga Ministria e Shëndetësisë.

KALENDARI

Java 27
Ora 17:30
Kukësi-Luftëtari
Flamurtari-Vllaznia
Laçi-Teuta
Bylis-Tirana
Ora 20:00
Partizani-Skënderbeu

Java 28
Ora 17:30
Bylis-Teuta
Luftëtari-Tirana
Laçi-Vllaznia
Flamurtari-Skënderbeu
Ora 20:00
Partizani-Kukësi