sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Juventusi gati për Pogba, nisin bisedimet e para konkrete

Raportimet në Francë pretendojnë se Juventus ka filluar negociatat me Mino Raiolan për të rikthyer Pol Pogba në Torino nga Mançester Junajtid. Sipas “le10sport.com”, bisedimet tani kanë filluar me seriozitet pas muajsh flirtim me idenë e një rikthimi. Pogba nuk e “ka maskuar” kurrë dashurinë e tij për “Zonjën e Vjetër” dhe së fundmi ka pasur një ajër keqardhjeje rreth transferimit të tij prej 105 milion eurosh në “Old Trafford” në verën e vitit 2016.

Real Madrid, Barcelona dhe francezët e PSG nuk duket se janë të gatshëm të paguajnë për mesfushorin, gjë që i vendos bardhezinjtë në një pozitë më të fortë për transferimin e ish-yllit të tyre. Miralam Pjaniç dhe Adrien Rabio do të largohen këtë verë për të liruar vendin e Pogba, që me ardhjen e tij do të merrte “frerët” e mesfushës së kampionëve të Italisë.

Edhe Interi ka qenë një alternativë javët e fundit, ku mediet konsiderojnë një bashkim të kampionit të Botës me Antonio Konten. Gjithsesi skenari zikaltër duket i vështirë duke parë edhe fuqinë financiare të dy klubeve në fjalë. Pogba me Juventusin numëron 178 paraqitje, duke kontribuar me 34 gola dhe 40 asiste. /vipsport.al/