sex hikayeleri porno izle kartal escort

Jonuz paralajmëron Vllazninë: Nëse nuk ndryshon situata në klub, pas 31 majit unë nuk kam asnjë detyrim

Vllaznia është përfolur në këto ditë për problemet e shumta financiare që kanë kapluar klubin. Futbollistët shkuan deri në atë pikë sa bojkotuan seancën stërvitore për mospagesat, por megjithatë pasi morën një premtim nga Bashkia vendosën të rikthehen. Gjithsesi, garancia për të ardhmen mungon e këtë nuk fsheh as trajneri Mirsad Jonuz, i cili për mediat e vendit të tij, “sportmedia.mk” thekson se nëse situata nuk ndryshon atëherë ai pas datës 31 maj që i mbaron edhe kontrata, nuk ka asnjë detyrim ndaj Vllaznisë.

Është e vërtetë që gjërat nuk janë ashtu si ne duam dhe në fakt duhet të jenë për një klub si Vllaznia. Ka probleme dhe po kërkohet një mënyrë mes palëve për të gjetur një kompromis. Nëse nuk zgjidhet gjë, është e lehtë për mua, sepse jam profesionist. Kontrata ime me Vllazninë zgjat edhe 5 ditë të tjera, pra deri më 31 maj.

Pas kësaj date unë jam i lirë, kështu që në rast se gjërat bëhen më mirë, do të mund të flisnim me klubin për zgjatjen e kontratës. Nëse situata nuk ndryshon, atëherë e dimë se çfarë do të ndodhë. Pas 31 majit unë nuk kam asnjë detyrim ndaj Vlaznisë”, u shpreh Jonuz. /VipSport.al/