sex hikayeleri porno izle kartal escort

Jonuz: I kam ndaluar disa herë lojtarët të mos organizojnë bojkot, nuk punohet me aq buxhet

Mirsad Jonuz gjatë periudhës së pandemisë ishte në Maqedoni dhe hasi mjaft vështirësi për tu kthyer në Shkodër, me qëllimin për tu vënë në krye të ekipit të Vllaznisë dhe për të bërë gati skuadrën për rinisjen. Pas ardhjes, siç e parashikon ligji i vendit tonë, ai është dashur të karantinohet për 14 ditë në shtëpinë e tij. Në një intervistë për “Super Sport” trajneri maqedonas tregon angazhimet brenda mureve të shtëpisë dhe flet rreth situatës aspak të qetë që po kalon klubi i Vllaznisë dhe ndikimin që ka në skuadër.

TRAJNIM NË DISTANCË- “Erdha para 10 ditësh, kalova për pesë minuta në stërvitje, pasi duhet të vija në karantinë. Në 40 vjet si trajner dhe lojtar sjam përballur me diçka të tillë, është e vështirë, por kam shumë opsione për komunikimin, flas me ndihmësit dhe lojtarët, shumë komunikim video, ku shikoj edhe stërvitjet dhe flas për gjithë situatat në përgatitje. Është e vështirë për ushqimin e pijet, të gjitha situatat. Kam familjen në Shkup, biznesin në Kumanovë, por vëmendja është te Vllaznia.”

IZOLIMI- “Bëj vetë gjithçka, punë në guzhinë, me makinën larëse, pastroj, flas në telefon, kaloj më shumë kohë me stërvitjen, planifikimin e saj për çdo ditë, pas seancave flas me trajnerët që më informojnë për çdo situatë, flas për to, analizoj stërvitjen dhe flas me lojtarët, koha kalon kështu”.

PROBLEMET FINANCIARE- “Fola me lojtarët për takimin që kanë patur. Më pëlqen t’i them gjërat hapur, kjo situatë vazhdon prej shumë muajsh. Përgëzoj administratorin Suad Lici që shumë herë është angazhuar për të mbështetur financiarisht lojtarët dhe Vllazninë. Nëse do të kishim edhe 2-3 të tjerë kështu, do të ishte mirë. Me këtë buxhet është e vështirë të punosh. Ky është një problem që zgjat prej vitesh dhe është e vështirë të punosh kështu, por ne duhet të përqëndrohemi në stërvitje, pasi pas pak ditësh kemi ndeshjen me Flamurtarin”.

BOJKOTI- “Më besoni, ndoshta 10 herë kanë ardhur lojtarët të më flasin për grevë dhe ia kam dalë që t’i bind të mos bëhet, por tani nuk kam më fuqi të flas për këto probleme. Ky ishte vendimi i tyre. Unë i mbështes gjithmonë lojtarët e mi. Problemi është te bashkia, por ky klub nuk është politik, ky është klub i Shkodrës, kjo është Vllaznia, duhet ta mbështesim, ta zgjidhim këtë situatë pasi është një situatë e rrezikshme. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet, pasi Vllaznia është jetë për Shkodrën, një emër i madh i futbollit shqiptar dhe i famshëm për Shqipërinë”.

NISJA- “Në futbollin shqiptar gjithçka është e mundur, pasi skuadra ime luan mirë jashtë dhe tani po punojmë fort, pavarësisht disa problemeve me dëmtimet, në video shikoj se skuadra është mirë dhe mendoj se do të kemi një fillim të mirë. Është e rëndësishme të fitojmë me Flamurtarin dhe të nisim ngjitjen, pastaj kemi dhe Kupën, ku gjithçka është e mundur”. /vipsport.al/