Jo vetëm Superiorja, edhe Kategoria e Parë zbret në fushë për stërvitjet kolektive

Dita e sotme ka qenë e rëndësishme jo vetëm për skuadrat e Kategorisë Superiore, por edhe të Kategorisë së Parë, të cilat kanë nisur gjithashtu punën për rikthimin në fushën e lojës dhe për të përgatitur vijimësinë e sezonit. Të gjithë kanë marrë masat për t’u stërvitur sipas protokollit që u ka shpërndarë FSHF dhe kanë nisur gjithçka me matjen e temperaturave dhe duke respektuar distancimin siç kërkohet në këtë moment të parë.

Klubi i Kastriotit ka publikuar fotot nga stërvitja e sotme, ku shihej se si stafi mjekësor maste temperaturat siç kërkon FSHF, ndërsa më pas lojtarët ishin stërvitur duke qëndruar larg njëri-tjetrit, në distanca sigurie dhe duke evituar kontaktet.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Korabi, duke treguar se ekipi është kthyer nën urdhërat e Dalipit për të përgatitur pjesën e fundit të këtij edicioni.

Si në Grupin A, ashtu edhe në Grupin B të Kategorisë së Parë, lufta është e ndezur si për ngjitjen në Superiore, ashtu edhe për rënien nga kategoria. Kjo, falë formulës së re që ka ndryshuar edhe formatin sa i përket ndarjes në minigrupe për pejsën e mbetur të edicionit. /vipsport.al/

more recommended stories