sex hikayeleri porno izle kartal escort

Jo vetëm Njukasëll, në garë për Shaqirin edhe “dhelprat” e Premier League

Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit për Xherdan Shaqirin në “Anfield Road”. Sulmuesi me origjinë shqiptare vazhdon të mos gjejë hapësira në Liverpulin e trajnerit, Jurgen Klop. Mane, Salah, Firminjo por edhe Minamino i afruar te të kuqtë në janar, bëjnë që sulmuesi të ndjehet i tepërt. Ndaj, lamtumira është opsioni i vetëm për të.

Gjithsesi, ofertat për Shaqirin nuk mungojnë dhe klube të ndryshme kanë nisur interesimin e tyre. Pas Njukasëll, emri i të cilëve doli në media ditët e fundit, tashmë listë së interesuarve për 28-vjeçarin i është shtuar edhe Leister Siti.

Ish-kampionët e Anglisë para disa sezoneve kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv duke zgjedhur Shaqirin. Megjithatë, ende nuk ka një ofertë konkrete nga ana e “dhelprave”, të cilët duhet të plotësojnë kërkesën prej 20 milionë paund nga ana e Liverpul.