Jo vetëm Lala e Lika, dy beratas mund të largohen nga Luftëtari në verë

Te Luftëtari, kanë spikatur edhe dy lojtarë të talentuar në dhe bëhet fjalë për beratasit Erald Hyseni dhe Aldrit Oshafi. Falë talentit dhe fizikut të tyre, debutimin e kanë bërë te Tomori kur nuk kanë qenë më shumë se 15-16-vjeçarë ndërsa ishte e qartë qe në hapat e para t’i dalloje si lojtarë  të perspektivës.

Por duket se Hyseni e Oshafi lëvizën shpejt nga Berati, kur patën shumë oferta, e madje lëvizja e parë e Oshafit ishte te Besa në Kategorinë e Parë, ndërsa Hyseni shkoi në Gjirokastër në elitë.

Pas dy sezoneve te bluzinjte ku kanë provuar që të luajnë si titullarë dhe të jenë protagonistë, Erald Hyseni dhe Aldrit Oshafi që janë grumbulluar nga Kombëtaret e moshave e deri te Shpresa U-21 tashmë duket se janë sërish në merkato.

Në Gjirokastër duan që t’i mbajnë edhe në Kategorinë e Parë por ata kanë rënë në syrin e ekipeve elitare dhe jo vetëm. Nëse Tomori ka projektin që të synojë Superioren Oshafi dhe Hyseni janë dy synimet e para që mund të bëjnë diferencën në sezonin e ardhshëm.

Por jo vetëm, në Berat pasi nga Gjitokastra deri te Tomori ka shumë “stacione” përpara dhe dy beratasit mund edhe t’u prishet mendja për të vijuar serish në elitë….

E.Saliu/Vipsport.al/