Jo vetëm Kallaku, zbulimin e Teutës nuk e kërkon vetëm Menemenspor

Futbollisti i Teutës, Lorenco Vila mund të ndryshojë ambient në merkaton e verës. Për 21-vjecarin durrsak, sulmuesin më të spiaktur këtë sezon te skuadra e Edi Martinit, ndonëse nuk ka pasur shumë hapësira në pjesën e parë të sezonit, që është edhe pjesë e Shpresës U-21, ka interes nga një klub qipriot, por edhe nga Liga e dytë turke.

Duhet theksuar se, që pas afrimit në pankinë të trajnerit Edi Martini, mesfushori i krahut, ka qenë një titullar i rregullt nën urdhrat e shkodranit dhe ia ka shpërblyer besimin duke shënuar gola me “peshë”.

Aktualisht presidenca e Teutës, kërkon të finalizojë me sukses transferimit e Kallakut, por edhe Vila mund të ndryshojë ambient nëse në drejtim të tij vjen oferta e duhur.

Duhet theksuar se 21-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni me bregdetarët dhe dëshiron të provojë një aventurë jashtë vendit, me kampionatin kroat, që e josh më tepër.

E.Saliu/Vipsport.al/