Jo një por të dy portierët e Milanit drejt Parisit, francezët nuk i ndahen Donarumës

Merkaton e ardhshme, PSG do të kërkojë me këmbëngulje për një portier i cili të ofrojë garanci mes shtyllave të portës. Francezët kanë qenë gjithnjë të tërhequr nga Xhanluixhi Donaruma dhe këtë verë drejtori Leonardo do të tentojë sërish të firmosë me italianin.

Por, në kryeqytetin e Francës mund të mos mbërrijë vetëm një por të dy portierët e Milanit. Në këtë operacion mund të përfshihet edhe Pepe Reina, i cili është për momentin i huazuar te Aston Vila, por do të kthehet te kuqezinjtë sapo të mbyllet sezoni.

Ndërkohë, në Milano do të mbërrinte Areola, i cili është në pronësinë e PSG por është i huazuar te Real Madrid. Një intrigë e vërtetë merkatoje mes dy klubeve, ndërsa në këtë mes një rëndësi të veçantë do kenë edhe dëshirat individuale të palëve të përfshira. /VipSport.al/