sex hikayeleri porno izle kartal escort

Jareci jep porositë para startit: S’ka përqafime te goli, kush proteston shumë merr të verdhë!

Gara do të nisë në 3 qershor në vendin tonë, por duket se masat do të jenë të ashpra dhe strikte. Ditën e sotme, në ambientet e Federatës është zhvilluar një seminar me arbitrat për t’u njohur me protokollin që duhet të ndjekin gjatës ndeshjes.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, ka folur edhe shefi i sektorit të arbitrimit, Sokol Jareci që ka zbuluar edhe disa nga rregullat që janë parashikuar në protokoll. Sipas Jarecit, që ka një eksperiencë të madhe si gjyqtar, në rast se lojtarët protestojnë shumë te gjyqtari do të ndëshkohen me karton të verdhë e gjithashtu ndalohen edhe përqafimet në momentin e festimit të golave. “Mbledhje a sotme vjen një ditë pas dritës jeshile nga Kryeministri, arbitrat do të kërkojnë zbatimin e protkollit, dhe nuk do të ketë aspak tolerancë”.

“Në momentin që fillon loja, masat harrohen nga pak, siç janë momentet e penalltisë që lojtarët protestojnë te arbitri. Gjyqtarët duhet të bejnë me shenjë që lojtarët të mbajnë distancën, dhe duhet jetë arbitri që ta rikujtojë, ndryshe do të ndëshkohen me kartonë të verdhë”.

Festimet

Sidomos kur shënojnë, lojtratë përqafohen shpesh mes tyre, por nuk do të jetë e njëjta mënyrë edhe në vijim. “Golat janë momente që lojtari mendon të festojë. Në Europë lojtarët nuk përqafohen dhe në rast se ndodhë gjyqtari do t’i tregoj si është protokolli. Të gjithë mezi presim që kampionati të rikthehet në datë 3 qershor”, – tha Sokol Jareci ndër të tjera në prononcimin e tij pak ditë para rifillimit të grave zyrtare sportive në vendin tonë, duke rikujtuar edhe një herë aktorët se duhet që të jenë vigjilentë me masat e shumë të kujdesshëm.

E.S./Vipsport.al/