sex hikayeleri porno izle kartal escort

Italia e bën zyrtare, Seria A nis më 20 qershor, ja planet për sezonin!

Tashmë është zyrtare. Serie A do të rifillojë dhe tashmë ka një datë. Por fillimisht në Itali gjithçka nis me Kupën, teksa me 13 do të luhen gjysmëfinalet, Milan-Juventus dhe Inter-Napoli. Kampionati ndërkohë do të nisë me 20 qershor. Synohet që Kupa të mbyllet me 17 qershor, me luajtjen e finales.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, pas takimit që u zhvillua mes qeverisë dhe drejtuesit e futbollit, u shpreh: “Takimi ishte shumë i dobishëm. Tani Italia po rinis jetën normale dhe futbolli dp të rifillojë dhe nëse një lojtar do të dalë pozitiv, atëherë i gjithë ekipi duhet të futet në karantinë”.

“FIGC ka siguruar që në rast pezullimi të kampionateve ka edhe një plan B, “play-off” e “play-out”, ose edhe një plan C që fotografon renditjen në momentin e ndërprerjes. Tani mund të themi se kampionati do të rifillojë më 20 qershor. Shpresoj nga 13 qershori, deri më 20 qershor, të mbyllet Kupa e Italisë”, – tha Spadafora.

E.S./Vipsport.al/