sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ishte i izoluar në qendrën studentore, Plaku: Nuk ishte kurth, na kanë pritur mirë

Ashtu si në të gjithë botën, rregullat e izolimit prej koronavirusit kanë qenë të ashpra dhe të patolerueshme. Kështu, i ka ndodhur edhe Sebino Plakut, ish-sulmuesit të njohur të Superiores i cili tashmë aktivizohet te skuadra e Gjilanit. Plaku, në një intervistë për “Top Channel” tregon se ka shkuar në qëndrën studentore në Kosovë për të kryer regjistrimet, por mbeti aty për të kryer karantinën, ndërsa së bashku me të ishin edhe futbollistë të tjerë.

“Kam qenë në ditën më të mirë sepse sot kemi bërë testet dhe presim përgjigjet. Shpresoj të jenë negative dhe të dalim sa më shpejt nga këtu. Erdhëm në qendrën studentore, këtu ku ndodhem, me idenë që do të bëjmë vetëm regjistrimet dhe do të vetëizoloheshim, sepse dokumentacioni do të vinte ditën tjetër. Në momentin që u regjistruam këtu na thanë që nuk mund të dilni më pa kryer detyrimin e karantinës, që këtu është 7 ditë”.

Regjistrimi një kurth? “Na ndodhin përherë këto gjëra, të paktën mua. Në një farë mënyre nuk mund të them kurth, pasi këtu na kanë pritur mirë. Janë munduar të na ndihmojnë në të gjitha mënyrat, por mendoj se ishte më tepër mungesë informacioni se sa një lloj kurthi. Kemi zonën ku bëjmë stërvitjen, ndërsa kompleksi jashtë është i bukur. Duam t’ia nuhasim atë erën e barit, por nuk e kemi shansin. Jemi 6 veta të izoluar këtu. Franc Veliu, Gerhard Progni, portieri Ruci, Rrapo dhe Jonuzi. Liga me sa di ka arritur në konsensus me Ministrinë e Shëndetësisë për të nisur në datën 7“, u shpreh Plaku. /VipSport.al/