sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ish-portieri i Interit këshillon Juventusin, ja sulmuesi i duhur për të luajtur me Ronaldon

Juventusi është vënë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm duke qenë se Gonzalo Higuain pritet të largohet duke qenë edhe se nuk ka përmbushur pritshmëritë. Emri kryesor në listën e drejtuesve bardhezinj është Mauro Ikardi, e më pas vjen edhe sulmuesi i Napolit, Milik. Megjithatë, nuk mungojnë edhe surprizat në merkato dhe në ditët e fundit është përfolur për një interesim të italianëve për Raul Himenez.

Meksikani 29-vjeçar është pjesë e Uolverhempton në Angli dhe shihet si alternativë e dobishme për Juventusin. Së fundmi, në lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesit meksikan ka folur edhe ish-portieri i Interit Hulio Sezar. Ai ka ndarë momente me Himenez në kohën kur luante te Benfika dhe shprehet se ai do të përshtatej shumë mirë me Ronaldon.

“Himenez është një sulmues që punon shumë për skuadrën dhe ia del të shënoj gola. Jep gjithnjë maksimumin në fushë dhe është një person që nuk ka nevojë t’i thuash asgjë kur zbret në fushë. Me Ronaldon do të integrohej shumë mirë sepse i pëlqen të qëndroj në mes të zonës, por edhe duke qenë aty së bashku me shumë kampionë do të përmirësohej edhe më shumë”, u shpreh Sezar. /VipSport.al/