sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ish-mesfushori i Romës: Isha pranë Juventusit për të zëvendësuar Pirlon, por menaxheri ngurroi

Leandro Paredes ka qenë një dëshirë e njohur e Juventusit në të kaluarën, mirëpo mesfushori dhe bardhezinjtë nuk arritën asnjëherë të bashkoheshin. Së fundmi, Paredes, ishi i Romës, sot futbollist i PSG ka zbuluar se ai që e ka penguar t’i bashkohej torinezëve në vitin 2011 ka qenë menaxheri i tij.

“Në vitin 2011 isha shumë pranë Juventusit. Një nga dirigjentët më dëshironte dhe më tha se do të isha zëvendësuesi i Pirlos. Por, agjenti im më tha se nuk i kisha karakteristikat për të luajtur si organizator.

Ndërkohë, në atë kohë Konte që ishte trajner nuk përdorte as trekuartist dhe në këtë formë qëndrova te Boka Xhuniors. Megjithatë, vetëm dy vite më pas nisa të aktivizohesha në mesfushë si organizator”, u shpreh Paredes. /VipSport.al/