Ish-lojtari i Kukësit me “Covid-19”, e knfirmon trajneri i Dritës

Pak më parë u tha se te Gjilani një mes Izair Eminit dhe Erjon Vucajt ëstë prekur nga virusi “COVID-19”. Por, duket se janë vetë zyrtarët e klubit dhe trajneri Nuhiu që e zbulon emrin e lojtarit. Në një prononcim për “Zëri.Info”, trajneri i skuadrës kosovare, Ardian Nuhiu ka konfirmuar se bëhet fjalë për Eminin.

Ish-lojtari i Kukësit, aktualisht është pjesë e Dritës dhe në momentin kur ka mbërritur në Kosovë pas analizave ka rezultuar pozitiv. Lojtari është një gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe do të qendrojë në karantinë për 14 ditë deri sa të shërohet.

“Po, është Izair Emini, futbollisti i infektuar me koronavirus. Gjendja e tij është e mirë. Ne kemi qenë së bashku në spital për t’u testuar, dhe tani unë jam këtu me pjesën tjetër të skuadrës në Kosovë”, u shpreh Ardian Nuhiu.

E.S./Vipsport.al/