Ish-futbollisti i Kukësit, tashmë pjesë e Feronikelit: Skenari më i mirë është rifillimi i kampionatit

Edhe në Kosovë si pasojë e Koronavirusit, ende nuk ka një vendim në lidhje me vazhdimësinë e kampionatit, ndërsa skuadrat presin me shpresë të rifillojnë stërvitjen. Një nga ata që kërkon që Ipko Superliga të vazhdojë aty ku u ndërpre për shkak se skuadrat janë në luftë për objektivat sezonalë, është ish-futbollisti i Kukësit, Ylli Hoxha.

Sulmuesi anësor që tashmë aktivizohet me skuadrën e Feronikelit shprehet se ka shumë lojtarë që janë të varur nga futbolli dhe se një anulim i këtij sezoni do të përbënte problem për financat.

“Duhet ditur se shumë lojtarë janë të varur financiarisht nga futbolli dhe një anulim i mundshëm mund të bëjë probleme. Futbolli dihet të rinisë pasi që ky sport është dëmtuar mjaft shumë, si klubet ashtu edhe lojtarët.
Skenari më i mirë mendoj që do të ishte rifillimi i kampionatit, pasi gjithçka është e hapur si në luftën për titull ashtu edhe për mbijetesë dhe anulimi mund të bëjë probleme pasi për dikë do të ishte në favor e dikë në disfavor. Gjithsesi, çdo gjë që do të vendoset nga organet kompetente duhet respektuar”, u shpreh Hoxha. /VipSport.al/