sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ish-futbollisti i Arsenal godet Mustafin dhe David Luiz: Nëse nuk je në nivel, atëherë ngre duart lart!

Arsenali ka vuajtur këtë sezon në aspektin e rezultateve, ndaj edhe topçinjtë menduan të ndryshonin trajnerin Emeri për të vendosur në krye Artetën. Megjithatë, për ish-futbollistin e Arsenalit, Martin Kjeun shprehet se dy mbrojtësit e qendrës, Mustafi dhe David Luiz nuk janë në nivelin e duhur për ekipin.

“A është David Luiz një mbrojtës i vërtetë?  A mund të luaj në një mbrojtje me katër? Ai ka nxjerrë më të mirën kur luante me tre mbrojtës në sistemin e Çelsit. Nëse David Luiz nuk është një përgjigje për sigurinë në mbrojtje, atëherë ai duhet të largohet. Pastaj, dhe Mustafi. Arteta duket sikur e zgjoi paksa, por e dimë se Mustafi nuk është në nivelin e duhur.

Shkon te një klub futbolli dhe mundohesh të lesh gjurmën tënde, nëse kjo nuk ndodh atëherë duhet të ngresh duart lart. Mendoj se të dy futbollistët duhet ta bëjnë këtë. Nuk e shikoj si një partneritet që mund të zgjasë shumë në mbrojtjen e Arsenalit”, u shpreh Kjeun. /VipSport.al/