Intervista për “VipSport”, Troisi: Ja pse rrezikojmë, dy javë stërvitje nuk mjaftojnë ja si e kalojnë brazilianët karantinën!

Marselo Troisi është nga të paktët trajnerë të huaj në vendin tonë që është duke e kaluar këtë periudhë pranë faniljes në Greqi. Në një intervistë për “Vipsport.al”, Troisi flet edhe për rifillimin e garës që sipas tij duhet të ketë rrezilshëmri të lartë… Por ndër të tjera flet për lojtarët brazilianë dhe sipas trajnerit është një kampionat që nis sa për të thënë se për dy javë nuk është e mundur që të stërviten ekipet.

– Marselo si jeni, nëse u vutë në dijeni nga klubet sot u vendos që të rifillojë gara në 3 qershor.
Po mësova nga mediat tuaja, por tashmë pritet një vendim nga Qeveria shqiptare.

– Ju jeni në Greqi, a keni folur me klubin dhe do të riktheheni?
Po flas me drejtuesit dhe nëse mendohet që do të fillojë gara, do të rikthehem. Kam folur me presidentët dhe lojtarët gjithashtu.

– E keni të qartë se nëse ktheheni duhet të karantinoheni?
Po e di sigurisht, por qendruam dy muaj, kështu që duhet të qëndrojmë e dy javë nuk është aspak problem.

– Po me lojtarët brazilianë ke komunikiar çfarë do të bëjnë ata sepse në 31 maj përfundojnë kontratat?
Po ata janë nën kontratë dhe do t’i respektojnë ato unë flas dhe vetëm Uelber Kosta është larguar për shkak të arsyeve familjare.

– Marselo a mendon se janë dy javë të mjaftueshme nëse gara rifillon në 3 qershor?
Nuk e quaj normale fare ndonëse kështu kanë menduar instancat perkatëse por është me rrezik të madhë shumë. Duhen marrë shumë masa paraprakisht unë kështu e mendoj.

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories