Intervista për “VipSport”, Rapo: Karantina më bëri këngëtar, si festë kur mësova rifillimin e garës!

/Nga Kategoria e Dytë, në të Parën dhe pastaj në Superiore duke spikatur, e madje edhe si një lojtar polivalent. Ky është Donald Rapo që mbajti edhe shiritin e kapitenit te Luftëtari për dy sezone, ndërsa në janarin e shkuar mes shumë polemikave u bë pjesë e Laçit, duke qenë se në Gjirokastër kishte disa muaj që nuk paguhej…Por, duket se Rapo edhe në Laç ka filluar që të jetë i rëndësishëm duke shënuar gola vendimtar. Kjo periudhë karantine ka qenë e veçantë për të, pasi ndryshe nga shumë lojtar të tjerë, ai improvizonte këngëtarë dhe këndonte këngë te ndryshme, edhe të huaja…Në një intervistë për “Vipsport”, Domnald Rapo flet për periudhën e karabtinës dhe jo vetëm…

– Rapo, për një futbollist që është aktiv prej dekadash, si është kjo situatë?

Shumë e vështirë, nuk janë mësuar lojtarët që të rrijnë kështu, maje edhe pushimet e verës, çdo lojtar që është profesionist, duke filluar që nga një i ri i moshës 15-vjeçare çdo ditë bën stërvitje, vrapime, kalçeto me shokë palestër etj. Kjo periudhë si ndodhi këtë sezon është shumë e vështirë dhe e pazakontë!

-Si kanë qenë ditët e para të karantinës për ju?

Kanë qenë mjaft të vështira, por duke parë se ishte globale u mësuam edhe psikolohgjikisht, sepse të bën keq një situatë e tillë kur je mësuar që të jesh çdo ditë në profesionin tënd, aktiv, madje edhe me familjen. Por, shpresojmë që po kalon dhe me sukses në vendin tonë…

-Futbolli nga mbledhja e FSHF-së me klubet do të rifillojë në 3 qershor, si është pritur nga një lojtar një lajm i tillë?

Me shumë optimizëm, e madje sikur u çliruam paksa sepse tashmë duhet që të mendojmë edhe për pjesën e mbetur të garës dhe për synimet që ne kemi me skuadrat tona, por edhe ato personale.

-…Por me masa dhe jo si më parë, sërish e vështirë?

Po do të marrim masa sepse po vepron kështu tërë Bota. Në Shqipëri mendoj se janë gjëra që do të respektohen sepse bëhet fjalë për të mirën tonë në radhë të parë e pastaj karriera. Tashmë ne duhet që të mendojmë për stërvitjen dhe për ndeshjet që na presin. Do të mësoheni edhe me kushtet e reja!

-Rapo jeni tip optimist, këtë e shprehni në fushë edhe me shokët tuaj dhe kundërshtarët, por ju kemi parë edhe me një profesion të ri si “këngëtar”?

(Qesh)…në të tilla kushte duhet që të mendosh pozitivisht, kështu që menduam që të bëjmë diçka ndryshe. Muzika ashtu si çdo të riu më pëlqen edhe mua që ta shijoj. Nisëm si me shaka fillimisht, por e pamë që edhe opinioni sportiv dhe jo vetëm na përkrahu, sepse në situatën që ne ndodheshim duhet që të bëheshim më të0 fortë…Këtë periudhë e kam kaluar me video të ndryshme, me qenin dhe të fejuarën time apo ndonjë mik të ngushtë të familjes. Por edhe me “Play-Station”…

-Ju keni dekada që stërviteni, që fëmijë e deri sot si lojtar profesionist, a mjaftojnë tri javë stërvitje afro për të qenë në formë pas dy muajve e gjysmë ndërprerje të garës zyrtare?

Nuk mendoj se 2-3 javë janë shumë sepse janë faktorë psikologjik që ndikojnë, apo dhe teknikisht e fizikisht. Por, uroj që të paktën të mos kemi dëmtime, sepse gradualisht do të kapim formën. Shpresojmë që të mos ndikojë për keq te secili prej nesh në radhë të parë dhe te skuadra…

Intervistoi: Erjon Saliu/Vipsport.al/