sex hikayeleri porno izle kartal escort

Interi është gjithmonë i pakënaqur, kërcënon se do të luajë me të rinjtë

Juventusi, Milani, e sidomos Interi, kanë dalë kundër planit të hartuar dje për rifillimin e sezonit në Itali. Federata dhe qeveria italiane kishin miratuar në parim idenë që të niste gjithçka me Kupën e Italisë, duke luajtur ndeshjet e kthimit më datë 13 dhe finalen e turneut më datë 17 qershor, para se të fillonte kampionati pak ditë më vonë.

Një plan që ka acaruar sidomos zikaltërit, të cilët nuk duan të heqin dorë nga ky turne por janë të bindur se me një ngjeshje të tillë të kalendarit, nuk do të jenë në formën e kërkuar për të përmbysur humbjen që pësuan në shtëpi ndaj Napolit në ndeshjen e parë. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, drejtuesit zikaltër kanë kërcënuar Federatën Italiane se do të zhvlerësojnë turneun, duke u paraqitur në Napoli me ekipin e të rinjve. Megjithatë, pakkush beson se Marota & Co. do të arrinin deri në atë pikë në ndeshjet e para që do të ishin më të ndjekurat në Itali e do të sillnin një dëm të madh për imazhin e tyre.

Interi rrezikohet më shumë nga fakti se rivalët e Juventusit që po ndjekin në Serinë A, mund të kenë më shumë kohë në dispozicion për fillimin e ndeshjeve të tyre në kampionat. Federata po mendon fillimisht të luajë ndeshjet e prapambetura të javës së 25 dhe bardhezinjtë e kanë luajtur të tyren, ndërsa Interi do të përballej me një kalendar që sheh të luhen 3 ndeshje në 6 ditë. /vipsport.al/