sex hikayeleri porno izle kartal escort

Inter nuk pranon negociata, Lautaro largohet vetëm nëse paguhet klauzola

Barcelona është vënë pas Lautaro Martinez dhe kjo tashmë nuk është një e fshehtë. Katalanasit kanë provuar në disa mënyra për të bindur zikaltërit teksa kanë bërë dy oferta. Fillimisht ofruan 60 milionë dhe dy futbollistë e më pas rritën ofertën në 70 milionë plus një futbollist.

Por, të dyja propozimet janë refuzuar menjëherë nga italianët. Dhe, si për të shmangur një tjetër ofertë të këtij lloji, Interi i ka bërë të qartë qëllimet e tij. Lautaro Martines i jep lamtumirën Milanos vetëm nëse Barcelona paguan klauzolën prej 111 milionë eurosh.

Tashmë, topi është në fushën e blaugranave të cilët duhet të vendosin nëse do të bëjnë një sforco të madhe ekonomike në këtë kohë kur koronavirusi ka lënë pasoja të dukshme në buxhetet e klubeve. /VipSport.al/