sex hikayeleri porno izle kartal escort

Imami: Ndalesa na dëmtoi ne dhe Tiranën. I uroj titullin dhe më vjen keq si u largova

Eni Imami shpresonte që ta shihte veten me fanellën bardheblu duke ngritur lart titullin kampion. Por një divorc, sipas tij i papritur, e çoi te Skënderbeu në merkaton e janarit dhe e bëri pjesë të korçarëve që luftojnë për objektiva të ndryshëm nga Tirana. Imami pranon për RTSH se i ka mbetur peng ai largim, por njëkohësisht i uron bardhebluve që të fitojnë titullin në këtë sezon.

Kthimi në stërvijte – “Pas dy muajsh pushime mezi po e prisnim këtë dhe përshtypjet e para janë shumë të mira. Deri tani nuk kemi pasur dëmtime apo kontraktime që sjellin dëmtime. Shyqyr që gjërat po shkojnë mire dhe uroj që deri në fund të vazhdojë kështu”.

Ndalesa e gjatë – “Kjo pjesë është njëlloj për të gjithë ekipet, jo vetëm për ne se të gjithë ishin pushim. Ajo ndërprerja erdhi në momentin më të gabuar se ishim ekipi më në formë i kampionatit bashkë me Tiranën, uroj të vazhdojmë aty ku e lamë, me atë ritëm”.

Raporti me Tiranën – “Mua më vjen mirë që Tirana është aty por do të preferoja që të isha protagonist atje. Më erdhi keq për mënyrën se si u largova. Sipas meje nuk e meritoja të largohesha dhe shumë njerëz e mendojnë si unë. Por gjithsesi erdhi dhe jam i lumtur që jam te Skënderbeu me një grup lojtarësh fantastikë, me një trajner fantastik dhe një president që ka ndërtuar një ambient të qetë. Uroj që Tirana të marrë titullin kampion dhe ne të kapim Kupat e Europes”.

Forma e skuadrës – “Për ne që kemi qenë në Tiranë, vendi me më shumë të infektuar, ishte më e vështirë të lëvizje, na ka penalizuar,  jemi detyruar të bëjmë stërvitje të kushtëzuara. Por me çfarë po shoh në ditët e para, ka mungesë ritmi, por jemi të surprizuar. As vetë nuk e mendonim që ishim kaq mirë”. /vipsport.al/