sex hikayeleri porno izle kartal escort

Imami i drejtohet Rakitiç: Ti s’ke kryeministër që ta do të mirën, siç kemi ne

Shumica e bizneseve në vendin tonë janë paralajmëruar të hapen me planin e shpalosur të lehtësimit të masave nga ana e kryeministrit Rama, por akoma nuk ka asnjë shenjë për rinisjen e futbollit, apo edhe sporteve të tjerë në vendin tonë.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, burimi më i besueshëm i informacionit në këto ditë të turbullta që po kalojmë u shpreh se futbolli mund të rikthehet sepse Covid-19 kërkon një kontakt të gjatë nga afër për tu transmetuar, luks që kjo lojë nuk ia ofron.

Gjithsesi, qeveria akoma nuk e konsideron të arsyeshëm rifillimin dhe deri tani nuk i është përgjigjur asnjë propozimi të FSHF për rinisjen e futbollit. E gjithë kjo indiferencë ka ngjallur edhe reagimin e disa futbollistëve, që kërkojnë rinisjen e aktivitetit dhe punës së tyre të vetme, që dinë të bëjnë.

Eni Imami ka vendosur të ironizojë kryeministrin në rrjetet sociale përmes një deklarate të dhënë për mediet spanjolle nga ana mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitiç. Kroati është shprehur për mediet spanjolle se është i gatshëm të rifillojë edhe nëse rreziku për tu infektuar është prezent.

Mbrojtësi i Skënderbeut poshtë kësaj deklarate të kroatit ka shkruar: “Po s’ke kryeministër ti, që ta do t’mirën, siç na e do ne”. Një ironi, e cila i drejtohet menjëherë kryeministrit Rama. Megjithatë, as ne e as Imami nuk e dimë nëse kryeministri i Spanjës e plotëson dëshirën e Rakitiç. /vipsport.al/