Idrizi vendos kushte: Na dënon ligji, Flamurtari nuk zbret në fushë pa garanci nga FSHF

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka paralajmëruar se skuadra e tij nuk do të nisë përgatitjet për rifillimin e sezonit pa pasur garancinë nga FSHF. Në “Ora News” ai deklaroi se nuk mbante përgjegjësi para ligjit nëse ndonjë lojtar infektohej në Vlorë dhe këtë përgjegjësi duhej ta mbante FSHF ose vlonjatët do të refuzonin të luanin ndeshjet e mbetura.  

“Futbolli është gati. Por siç mendohet të kthehet në Evropë ne nuk jemi gati. Në rastin më konkret në Shqipëri, ligji dënon ata që e transmetojnë pa vetëdije. Nëse vijnë në një ndeshje në Vlorë dhe infektohen dy lojtarë, cila është përgjegjësia ime para ligjit?

Ne nuk zbresim në fushë nëse FSHF nuk mban përgjegjësi për transmetimin e sëmundjes. Na hedhin në gjyq pasi një lojtar mund të thotë që jam infektuar gjatë ndeshjes që kemi zhvilluar në Vlorë. Këta e organizojnë kampionatin dhe këta duhet të mbajnë përgjegjësinë.

Nëse Federata Shqiptare e Futbollit nuk merr përgjegjësinë, ne nuk do teë zbresim në fushë. Nëse nuk merr përgjegjësinë per transmetimin e sëmundjes nuk luajmë. Përgjegjësia ështe e tyre si organizatorë. Mund të ndodhë që një futbollist na hedh në gjyq se thotë që gjatë ndeshjes në Vlorë shkatërrova karrierën e jetën. Përveç anës penale, kemi edhe të ndëshkimit, mund të kërkojë dëmshpërblim. Nëse FSHF e merr përsipër këtë, jemi gati të zbresim në fushë.

Kjo që them nuk ka lidhje fare me pozicionin që mbajmë në renditje, ne jemi në vend të fundit dhe kam thënë që mbajmë përgjegjësi. Unë kam qenë i pari që kam dashur ndërprerjen e kampionatit”, deklaroi Idrizi. /vipsport.al/

more recommended stories