Idrizi për VIP Sport: Vetëm 2 klube pro, do bëjmë sikur luajmë. Nuk mund të vazhdohet me këtë strukturë futbolli

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, vazhdon të jetë ndër personat më skeptikë sa i përket rifillimit të kampionatit dhe asaj që do prodhojë ai në një periudhë kaq të ngjeshur kohore. Drejtuesi i vlonjatëve tregon se në mbledhjen në FSHF kishte kërkuar mbylljen e aktivitetit, por i ishte bashkuar pjesës tjetër për vazhdimin, me rezervat e tij, duke mos dashur si të tjerët që të prishen marrëdhëniet me UEFA-n.

Në intervistën për VIP Sport, gjithsesi ai shpreh të gjitha dyshimet që ka mbi atë që do të prodhojë futbolli shqiptar, jo vetëm në javët e mbetura të këtij sezoni, por edhe në vazhdimësinë e tij në të ardhmen.  

Zoti Idrizi, në fund u vendos që kampioanti të rifillojë në qershor…
Unë dhe një pjesë e mirë ishim për ndërprerjen e kampionatit. Ishim për ndërprerje, por për shkak të kompleksiteit që ka situata, marrëdhënieve që kemi me UEFA-n, do të laujmë. Tani si do të luajmë, me nga dy autobuzë, me 10 hotele, 7 karavanë e të tjera si puna e këtyre… Tani me këto masa, në kohë emergjence jemi, do të bëjmë sikur luajmë futboll dhe kaq. Unë i thashë më jepni verdiktin se kam rënë në fushë të betejës, nuk dua më. Por donin të tjerët, jo shumë të tjerë në fakt, vetëm 2 klube ishin për vazhdimësinë. Por gjetëm gjuhën e përbashkët pastaj për datën 3 dhe kaq, luajmë futboll në pisk të vapës, të mbledhim stafin t’i motivosh lojtarët dhe kaq.

Ju kishit pretendime të terja përveç aspektit sportiv?
Unë kam problemin tjetër se ai ligji i famshëm deri më datën 23 qershor, është në Kodin Penal që ndëshkohet çdo njeri i cili në mënryë pasive shkakton infektim. Tashmë nëse në ndeshjen time shkaktohet një gjë, thotë dikush “pika zero, e mora në Vlorë kontaktin”. Tani unë shkoj penalisht në burg 3 deri në 5 vite sipas Kodit. Nëse Ministria e Shëndetësisë dhe këta të tjerët nuk e marrin parasysh, unë nuk e nxjerr ekipin në fushë se është ajo pika e kuqe në Kod. Kishim një pikë të verdhë, një të gjelbër dhe një të kuqe, e kuqja është gjatë ndeshjes. Do të kem rreth 100 e ca vetë, se aq pranohen aty. Dikush nga këta e ka marrë në vend tjetër dhe thotë e ka marrë në Vlorë, unë ndëshkohem penalisht ashtu.

A nuk ishte parashikuar kjo situatë në protokoll, a nuk u diskutua?
Nuk e kishin fare, kështu që nuk e di si do bëhet kjo punë.

Ju keni edhe probleme në aspektin sportiv, keni edhe trajnerin jashtë…
Nuk vjen dot e para e punës se nuk është shtetas shqiptar, nuk hyn dot në Shqipëri. Janë lojtarë jashtë, kemi në Kosovë e andej. Do të laujmë me fëmijë, do luajmë me akademinë, çfarë të bëjmë? Nuk e kuptoj, e përsëris, nuk dua të komentoj kurrë anën teknike të futbollit, por më duket pak e çuditshme që me tre muaj pushime të bësh 10 ditë që të vish në formë.

A mendoni se duheshin bërë ndryshime?
Tani që doli ky Ligji i Sportit duhet ndryshuar sot komplet skena e futbollit në Shqipëri. Unë isha sot në Federatë, një infrastrukturë e mrekullueshme, godinë e re e bukur. Tani ata që kanë bërë një infrastrukturë kaq të bukur të bëjnë edhe strukturën, nuk mund të vazhdohet kjo strukturë që ka futbolli shqiptar me 10 ekipe. Ta kesh njeriun më të afërt, katër here në vit ta shikosh të mërzitet, jo të shkosh të luash futboll.

Ky diskutim ka disa vite që bëhet…
Bëjë 14 ekipe, luhet përsëmbari, është masovike, futen qytete në lojë.

Përtej këtij fundi sezoni, a mund të dimë planet tuaja për të ardhmen te Flamurtari?
Planet për të ardhmen janë shumë të thjeshta, më datë 31 korrik më mbaron kontrata. Kam 6 vite që kam financuar personalisht Flamurtarin me 100% larg fondeve të Bashkisë. Tani të japin oferta këta të tjerët që me të drejtë kanë komentuar e kritikuar e në fund do të jap unë ofertën time. Unë kam një plan, me Ligjin e Sportit që e prita 6 vite, tani erdhi në një situatë të pazakontë, Unë investimin e parë e kam në infrastrukturë, por nëse do të jem unë ai që do të fitojë të drejtën e privatizimit. Nëse jo, ka të tjerë më të mirë. /E.K./vipsport.al/

more recommended stories