Idrizi: Farsë që kërkohet vazhdimi i kampionatit, jemi të fundit dhe të mos qurravitemi për shpëtim në tavolina

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi vazhdon me këmbënguljen e tij për të mos e nisur kampionatin. Idrizi shprehet se nuk ka siguri dhe për më tepër me ligjin e ri, nëse dikush infektohet në Vlorë, atëherë i duhet të mbajë përgjegjësi penale. Ndërkohë, edhe pse me mbylljen e kampionatit në tavolinë, vlonjatët bien nga Superiorja, Idrizi e pranon këtë verdikt dhe thekson se nuk kanë pse të qurraviten në tavolinë për të kërkuar shpëtim.

“Është një farsë e gjitha që kërkohet vazhdimi i kampionatit. Nëse vjen dikush dhe sëmurohet këtu, pretendon se është i infektuar në Vlorë, atëherë ndëshkohemi ne penalisht dhe në anën monetare. E vështirë për ne që të gjejmë hotele dhe restorante që plotësojnë kushtet për lojtarët. Nuk ka kuptim që të luhet në qershor dhe korrik.

Ne jemi të fundit dhe nëse kemi të dalë të fundit në këtë kampionat që e kemi bërë të shëmtuar, nuk ka kuptim që të qurravitemi dhe të kërkojmë shpëtim nga tavolina. Duam një Superiore me 12 ekipe që të vendoset për vitin e ardhshëm, jo tani, që ta sqarojmë”, u shpreh Idrizi. /VipSport.al/

more recommended stories