sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ia doli të kalonte atakun kardiak, Kuman: U bëra i bardhë dhe djersija shumë, isha me shumë fat

Data tre maj ishte një moment që trajneri i Holandës, Ronald Kuman do ta mbajë mend gjatë. Kjo për arsye se u përball me një atak kardiak, mirëpo falë ndërhyrjes së shpejtë ia doli ta superonte çastin e vështirë.

Së fundmi, Kuman ka vendosur të rrëfejë atë ditë të vështirë ku shprehet se kishte bërë 96 kilometra me biçikletë dhe pasi mbërriti në shtëpi ndjeu vështirësi me frymëmarrjen, ishte bërë i gjithi i bardhë dhe djersinte shumë.

“Pas xhiros me biçikleta u ktheva në shtëpi i dërrmuar. Kisha dhembje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje. Isha bërë i bardhë dhe vetëm djersija. Mendova që situate nuk po shkonte aspak mirë. Mendova se do të shkonte edhe më keq. Por, lajmëruam ambulancën dhe më pas gjithçka shkoi mirë. Tani e kuptoj se isha me shumë me fat”, u shpreh Kuman. /VipSport.al/