sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

I dhanë leje për të mos u paraqitur në stërvitje, por koronavirusi mund t’i mbyllë sezonin Kante

Klubet angleze janë duke menduar për rifillimin e kampionatit ndërsa kanë marrë miratimin për stërvitjen në grupe. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Çelsi, por ajo që binte në sy në seancën stërvitore të bluve ishte mungesa e Ngolo Kante. Mesfushori duket se është në një panik total prej koronavirusit dhe i kishte kërkuar trajnerit Frenk Lampard ta lejonte të mos merrte pjesë në stërvitje.

Tekniku duke mirëkuptuar francezin e lejoi të vazhdonte stërvitjen individuale. Mirëpo, ditën e sotme zbulohet se nuk bëhet fjalë që Kante të mungojë në vetëm një seancë stërvitore. Kante nuk i bespn shumë testeve të koronavirusit, ndaj nga frika po mendon edhe të mos zbresë më në fushë për këtë sezon.

Ndërkaq, mediat angleze shprehen se nëse futbollisti merr këtë vendim, atëherë klubi i Çelsit do ta mirëkuptojë dhe do ta pranojë situatën. Në fakt, nuk është vetëm 29-vjeçari në listën e futbollistëve të Premier League ai i cili ka shprehur frikën për rikthimin në fushë, megjithatë në fund të tjerët duket se ndryshe nga Kante do të zbresin në fushë. /VipSport.al/