sex hikayeleri porno izle kartal escort

Hyka tregon peripecitë me Lilajn për të mbërritur në Izrael nga Shqipëria në kohën e koronavirusit: 28 orë në aeroport

Koronavirusi solli probleme në të gjithë botën teksa kufijtë u mbyllën duke sjellë shumë probleme në lëvizje. Por, kjo iu hapi shumë telashe dyshes së futbollistëve shqiptarë që luajnë në Izrael. Bëhet fjalë për Jahmir Hykën dhe Sabjen Lilajn, të cilët në momentin që iu kërkua nga klubi i Nes Ziona iu desh të ktheheshin në vendin e punës. Këtu fillon edhe kalvari i peripicive që kaluan dy lojtarët, teksa në një media izraelite, Hyka i ka treguar të gjitha. Nga 28 orët e kaluara në aeroport, tek ushqimi Mc Donalds.

“Na u deshën gjithsej dy ditë për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Izraelit. Në ditët normale është një fluturim më pak se katër orë. Ne u përpoqëm që të gjenim një zgjidhje për të arritur direkt në Izrael, por nuk kishte fluturime, vetëm njëherë në javë. Për këtë arsye menduam zgjidhjen tjetër, për të shkuar fillimisht në Gjermani dhe prej andej vazhduam në Izrael.

Në fund gjetëm një fluturim për në Tel Aviv, por vetëm një ditë më vonë. Pastaj zbuluam se nuk kishim se ku të flinim në Frankfurt. Nuk mund të dilje as nga aeroporti për shkak të procedurave qeveritare për shkakun e Koronavirusit. Ishin plot 28 orë që qëndruam në aeroport. Gjetëm një cep të vogël për të fjetur dhe kjo është e gjitha.

Normalisht që ne jemi sportistë, por atje nuk kishte asgjë tjetër për të ngrenë veçse ‘McDonalds’. Ne kemi ngrënë atje dhe pimë shumë kafe. Duhej të hanim diçka.

E dija që nuk do të ishte e lehtë, por nuk e imagjinova një udhëtim kaq të gjatë. Por isha me fat që këtë udhëtim e përshkrova me Sabien Lilajn. Kjo është një histori që unë do ja tregoj nipërve dhe mbesave të mia në të ardhmen.

Në Shqipëri nuk mund të dilnim nga shtëpia, kështu që unë nuk jam stërvitur fare. Ishte një situatë shumë ë vështirë, por ne e kaluam atë.  Si futbollist profesionist bëra gjithçka që munda. Edhe në shtëpi kam punuar shumë, stërvitje me forcë dhe vrap, por jo me topin.

Ne zbritëm natën këtu dhe aeroporti ishte i zbrazët, por pastaj dolëm jashtë dhe pashë që gjithçka dukej normale. Makinat në rrugë, njerëzit në rrugë. Kam dëgjuar që njerëzit po shkonin në det. Situata këtu dukej e mirë.

Nëse ekziston mundësia që tifozët të rikthehen në stadium, do ishte shumë mirë. Kam parë ndeshje pa tifozë dhe ishte jashtëzakonisht e çuditshme. Nëse situata në Izrael shkon drejt përmirësimit atëherë do kthehen edhe tifozët.”, u shpreh Hyka. /VipSport.al/

 


<a title=”canlı bahis siteleri” href=”http://www.sportrallyes.com/”><span style=”color: #ffffff;”>canlı bahis siteleri</span></a>